Rozafa Castle (Albanian: Kalaja e Rozafës/Kalaja e Rozafatit) is a castle near the city of Shkodër, in northwestern Albania. It rises imposingly on a rocky hill, 130 metres above sea level, surrounded by the Buna and Drini rivers. Shkodër is the capital of the District of Shkodër, and is one of Albania’s oldest and most historic towns, as well as an important cultural and economic centre.
Due to its strategic location, the hill has been settled since antiquity. It was an Illyrian stronghold until it was captured by the Romans in 167 BC. The 19th century German author and explorer Johann Georg von Hahn suggested that the ancient and medieval city of Shkodër was located immediately south of the Rozafa hill, between the hill and the confluence of Buna and Drini. The fortifications, as they have been preserved to date, are mostly of Venetian origin.

Legend
Its legend, archeology and history testify to its early existence. The legend is about the initiative of three brothers who set about building the castle. They worked all day, but the walls fell down at night. They met a clever old man who advised them to sacrifice someone so that the walls would stand. The three brothers found it difficult to decide whom to sacrifice. Finally, they decided to sacrifice one of their wives who would bring lunch to them the next day. So they agreed that whichever of their wives was the one to bring them lunch the next day was the one who would be buried in the wall of the castle. They also promised not to tell their wives of this. The two older brothers, however, explained the situation to their wives that night, while the honest youngest brother said nothing.
The following afternoon, the brothers waited anxiously to see which wife was carrying the basket of food. It was Rosafa, the wife of the youngest brother. He explained to her the agreement that they had made, namely that she was to be sacrificed and buried in the wall of the castle so that they could finish building it. She did not protest.
The faithfulness of the youngest brother and the life sacrifice of his young wife are portrayed as elements of symbolic importance. Rosafa, who was predestined to be walled in, worried about her infant son, accepted to be walled in on condition that they leave her right breast exposed to feed her newborn son, her right eye to see him, her right hand to caress him and her right foot to rock his cradle. It is said that milk still flows from one of the walls in the castle.

Kalaja Rozafa është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.

Marin Barleti, në veprën e tij, “Rrethimi i Shkodrës” tregon se, ne gjuhën popullore (vernacula) ka kronika për dy vashat: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa”. Ekziston një variant i baladës, në të cilin gjithçka kryhet nga Roza e Fa sipas veprimeve dhe situatave të baladës së murimit. Por Barleti nuk i përmend situatat dhe nuk e përmend flijimin. Ndoshta sepse ai është monoteist. Mbledhësi i këtij varianti është H. Hecquard dhe për këtë çështje shprehet më hollësisht në një studim Vili Kamsi. Emri i Kështjellës është i lidhur me legjendën e murimit. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqsohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,- si këshillë nga një plak tregon legjenda,- si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatrronte muret për çdo natë. Uji gëlqëror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënja e anës së djathtë të trupit «sýnin e djathtë që t’shoh birin t’em, krahun e djathtë qi t’a mbâj, gjinin e djathtë qi t’a ushqej, kâmben e djathtë qi m’e përkûnd djepin» që të kujdesej për të birin e sapolindur. Për toponiminë, balada, sidomos ajo që flet për kalanë e Shkodrës, jep një sërë territoresh. Ato gërshetohen me territorin rreth kështjellës se Rozafatit: Kazenë (kodra matanë Bunës ku ndohet kisha e Sh. Mari Magdalenës), Maldunus ose Valdunus (kodra mbi të cilën ngrihet Rozafati), Zarufe (kodra e Pashës). Të tria këto ekzistojnë edhe sot.

Struktura e kalasë
Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dalura drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katër depozita për grumbullimet e ujit, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej të cilave uji merrej përmes grykave të puseve rrethore. Aty ruhen dhe një depo, një burg si dhe një kishë e kthyer më vonë në xhami. Oborri i parë komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik.


Kati i dytë i kullës përfundon me një tarracë pjesërisht të mbuluar me çati, ndërsa pjesa tjetër ishte rrethuar me një parapet të pajisur me bedena dhe frëngji. Porta mbulohet me një hark sektorial të dyfishtë prej gurësh të punuar, mbi të cilin ndodhet një hark shkarkues gjysmë rrethor prej dy rrathë gurësh të punuar, brenda fushës së të cilit është gdhendur si dekoracion një hark majë lundre me një formë spirance në kulmin e saj. Pas korridorit të kullës ndodhet një oborr i vogël katërkëndësh i kufizuar djathtas me mur. Këtu ndodhen shkallët për në shtegun e rojës. Përballë murit ndodhet porta kryesore e kështjellës dhe anash saj një portë e vogël. Për të hyrë në brendësi të kalasë, duhet të kalosh një korridor në formë L-je, të mbuluar me qemer cilindrik, fundi i të cilit mbyllet nga një portë e dytë. Një pjesë e qemerit është me tulla dhe në kyçin e tij ndodhet një vrimë drejtkëndëshe 40 x 55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse të nxehtë mbi kundërshtarin. Përvec hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje të vogla që shërbenin për manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete.

Njëra prej tyre, e ndodhur në rrëzë të paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka një thellësi rreth 4 metra. Venecianët kanë kryer punime të veshjes së kullave dhe nën këto veshje ka ndërtime që i përkasin periudhës kur sundonin Balshajt. Gjatë riparimeve, anës së jashtme të mureve, iu është dhënë pjerrësi në formë skarpati që arrin deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Nga ana perëndimore e kalasë, sipërfaqe të pjerrëta të kodrës shkëmbore janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja e mureve nuk është bërë, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash mes gurëve, ndërsa harqet e dritareve dhe frëngjive janë punuar me tulla të rrethuara me bordurë. Kullat kanë forma rrethore dhe katërkëndëshe, në një lartësi 12-16 metra. Ato janë më të larta në anën e jashtme dhe përbëhen nga një kat i mbuluar me qemer dhe tarraca me parapet të dhëmbëzuar. Hyrja në ambientet e kullave bëhej përmes një porte të hapur në murin e tyre të prapmë, ndërsa lidhja me tarracën bëhej përmes shkallësh të brendshme që përfundonin në tarracë nëpër një baxho katrore me mur anash, ose me shkallë të jashtme guri.

Kalaja e Shkodrës, me muret dhe kullat e saj të fuqishme, arriti të përballojë dy rrethime të gjata dhe bombardime me artileri të turqve në vitin 1474 dhe 1478-79. Kalaja e Shkodrës është kthyer në një simbol të qytetit të lashtë, i pranishëm në piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.

Gojëdhëna
N’at’ kohë tânë bregu i k’tejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme në Triesten e dit’ve t’ona, ishte breg ilir. Mâ vonë, u derdhen k’ndej romak’t, tevona sllav’t, norman’t, venetik’t, turq’t e shumë popuj tjerë të huej. Gìatë shekujvet ata krepat e thata nên muret e Rozafatit, si edhe vet’ muret e k’shtjellês, janë lagë me përrej gjaku t’atyne qi e kanë sulmue dhe t’atyne që e kanë mbrôjt’. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndêrtimi i k’shtjellës së Rozafatit ka nji gojëdhânë t’bukur e t’hidhun. Qé se ç’thotë kjo gojëdhânë.

“… I rá mjegulla Bun’s dhe e mbuloi té tânë. Trî dit’ e trî net’ kjo mjegull mbêti atý. Mbâs trî dit’sh e trî net’sh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullên. E naltoi dhe e shpuni deri n’kodrên e Valdanuzit. Aty maje kodrês tre vllazën punojshin. Ndêrtoshin nji k’shtjellë. Po, murin qi naltojshin ditên ìu prishej natên, e k’sisoj nuk muejshin m’e naltue.

Na kalon aty nji plak i urtë.

- Puna’mbârë, o tré vllazën.

- T’mbârë paç, o plak’ i mirë. Po ku e shéh ti t’mbârên t’onë? Ditên punojmë, natën ná shêmbêt. A dín me ná diftue ndôj fjalë t’mirë: shka t’bâjmë qi t’i mbâjmë muret n’kâmbë? – Unë di,- u thot’ plaku,- po druej me ìua thânë se â’ m’kat.

- At’ m’kat hidhe mbi kryetin t’onë, se na duem ta qindrojmë më kâmbë nji’kyt k’shtjellë. Plaku i mirë mendôhet e pvet:

- A jeni të martuem, trima? A i keni ju te tri varzat e jueja?

- T’martuem jena,- i thonë ata,- Edhe te tré i kena varzat t’ona. Ná thuej pra shka t’bâjmë qi tá qindrojmë kyt k’shtjellë?

- Ne daçi m’e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, n’shpi mos kuvendôni për fjalët qi do t’ju thôm un’. Ate pri të trî kunatave qi do t’vijnë nesër bukë me ìu prue, ta merrni e ta muroni t’gjallë n’mur t’k'shtjellës. At’here keni me pé se muri ka me nxânë vênd e me qindrue për jetë e mot.

Tha k’shtu plaku e shkoi: njitash u pá, njitash s’ú pá. Medet! V’llai i madh e shkeli besên e fjalên. Kuvendôi n’shpi, i tregoi vashs s’vet k’shtu e k’shtu, i thá t’mos víte atje ne nade ne nesre. Edhe i mesmi e shkeli besên e fjalên: ìa tregoi te tana vashs s’vet. Vetêm i vogli e mbâjti besën e fjalën: nuk kuvendoi n’shpi, nuk i tregoi vashs s’vet. Ne nade. Te tré ngrehen shpejt e shkojnë n’punë. Çekan’t shkapeten, gur’t coptohen, zemnat rrahin, muret n0altohen. N’shpi, nana e djemvet s’din gja. I thôtë të madhes:

- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen buk’ e ujë; duen kúngûllin me vênë. Nusja e madhe ìa kthen:

- Besá, nanë, sod s’mûnd t’shkoj se jam e sëmunë.

Kthehet i thotë t’mesmes:

- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen buk’ e ujë; duen kúngûllin me vênë.

- Besá, nanë, sod s’mûnd të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.

Nana e djemvet i kthehet nuses s’vogël:

- Moj nuse e vogël… Nusja e vogël brof n’kâmbë:

- Urdhno, nanë!

- Mjeshtrit duen buk’ e ujë; duen kungûllin me vênë.

- Besá, nanë, vet’ po shkoj, po e kam djalin e vogêl. Druej se don gjí me pí, e kjan.

- Nísu, shkó, se djalin ta shikjojmë ná, s’ta lajmë me kja,- i thônë t’kunatat.

Ngrehet e vogla, e mira, merr buk’ e ujë, merr kungûllin me vênë, e puth djalin n’tê dy faqet, niset e bjen n’Kazenë; njaty ngjit kodrên e Valdanuzit, i avitet vêndit tek punojnë të tré mjeshtrit: dý të kunetnit e i shoqi.

- Puna’mbârë, o mjeshtra!

Po ç’âsht njikështu? Çekan’t ndâlen e s’shkapeten, po zemnat rrahin fort e fort. F’tyrat zbehen. Kur e sheh i vogli t’shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:

- Ç’ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hedhet kunati i madh:

- Ti keke lînd’ n’e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kena bâ me fjalë me të murue t’gjallë n’mur t’k'shtjells.

- Shndosh ju, o kunetën. Po un’ do t’ìu la nji porosi: kur te po m’muroni n’mur, sýnin e djatht’ t’ma leni jasht’, dorên e djatht’ t’ma leni jasht’, kâmbên e djatht’ t’ma leni jasht’, gjinin e djatht’ t’ma leni jashtë. Se djalin e kam t’vogêl. Kur t’nisë t’kjajë – me njânin sý do ta shikjoj, me njânên dorë ta ledhatoj, me njanën kâmbë t’i tûnd djepin e me njânin gjí t’í nap me pí. Gjini m’u nguroft’, k’shtjella qêndroftë, djali em u trimnoftë, u bâftë mbret e mbretnoft’! Ata e marrin nusen e vogêl e e murojnë n’themel t’k'shtjellës. Dhe muret ngrehen, naltohen, nuk shêmbên ma si ma parë. Po rranxë tyne gur’t janë edhe sod t’lagun e t’myshkun, sepse vazhdojnë me pikue lot’t e nans për birin e saj… E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi.